(VIDEO) Waitz: Ndryshimet kushtetuese kusht i pandryshueshëm për anëtarësimin
Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, është shprehur i prerë, duke thënë se ndryshimet kushtetuese janë një kusht i pandryshueshëm për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. “Ndryshimet kushtetuese janë një kusht i pandryshueshëm. Nëse këto kritere dhe kushte nuk përmbushen, ai thotë se nuk do të ketë përparim në rrugën drejt anëtarësimit.
THOMAS WAITZ, EURODEPUTET NË PARLAMENTIN EUROPIAN
“Ndryshimet kushtetuese janë një kusht për fillimin e negociatave të vërteta të anëtarësimit. Ky është një kusht që lidhet me “acquis” evropiane, që është legjislacioni që çdo vend duhet të zbatojë dhe respektojë. Respekti për pakicat dhe komunitetet është një element themelor për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së. Në këtë kuptim, kjo është një temë shumë e rëndësishme”.
Duke folur për problemet e Maqedonisë së Veriut, eurodeputeti Waitz, në një intervistë me gazetën bullgare “BGNES”, theksoi se korrupsioni është një problem i përbashkët për shumë vende të BE-së dhe jo-BE-së, në shkallë të ndryshme. Waitz thekson se ai dëmton interesat e qytetarëve në të gjithë BE-në, por beson se të gjithë duhet të përpiqen për ta luftuar korrupsionin në çdo mënyrë të mundshme.
Samir Mustafa /SHENJA/