VIDEO / Ylli argjentinas, imazh i një marke tradicionale të veshjeve nga Arabia Saudite
Ylli argjentinas Leo Messi, i cili aktualisht luan për Inter Majamin te MLS, është kthyer në imazhin e një marke të rëndësishme tradicionale të veshjeve luksoze nga Arabia Saudite, vend për të cilin prej disa vitesh ka qenë ambasador i turizmit.
Marka e veshjeve “Sayyar” ka publikuar në rrjetet e saj sociale një fotosesion të argjentinasit të veshur me një veshje tipike saudite, në të cilën Mesi pozon me tunikë të bardhë dhe me shaminë karakteristike “shemagh”, shaminë e printuar kuq e bardhë, e përdorur për të mbuluar kokën në shumicën e vendeve të Gjirit Persik.
Me sloganin “Luksoz, elegancë, gjatë gjithë kohës”, Messi prezantoi linjën e re të kësaj marke, e cila në llogarinë e saj ‘X’ iu bëri thirrje klientëve potencialë që të “visheshin shemagh si GOAT” (më i madhi i të gjitha kohërave, më i miri nga të gjithë), siç njihet ish-lojtari i Barcelonës.
Sipas faqes së internetit të ‘Sayyar’, çmimet për të blerë një ‘shemagh’ janë rreth 300 rijalë sauditë (rreth 80 dollarë me kursin aktual të këmbimit).
كشختك وأناقتك ماتلقاها إلا من #سيار 🧡
اكشخ بشماغ “سجنتشر أر” نفس الـ GOAT 🐐#فخامة_ميسيhttps://t.co/p686dmvmIl pic.twitter.com/Fg1gR1Ak4j— سيار | Sayyar (@sayyargcc) March 12, 2024
Që nga mesi i vitit 2022, Messi ka qenë ambasador turizmi i Arabisë Saudite, një vend që vitet e fundit ka investuar miliarda dollarë për të modernizuar dhe tërhequr garat kryesore sportive në mbarë botën, si dhe futbollistët më ikonikë si Kristiano Ronaldo apo Karim Benzema.