
VIDEO / Zhegrova shënon gol, por Lill pëson disfatë
Edon Zhegrova gjen golin e radhës në kampionatin francez. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi golin e dytë në takimin që Lille luajti ndaj Lyon në “Stade Pierre-Mauroy”.
Në minutën e 37-të, 25-vjeçari mori një pasim në krahun e djathtë dhe hyri drejt qendrës me driblimet e tij të zakonshme, ku lëshoi një goditje të pakapshme për portierin mik.
Më herët për Lille kishte zhbllokuar rezultatin me Diakite. Për Edon Zhegrovën ky është goli i gjashtë në Ligue 1 në këtë sezon.
🇫🇷 Goal: Edon Zhegrova | Lille 2-0 Lyon pic.twitter.com/F0zttY4zVS
— 🔆 More clips on @FootColic – Follow! (@HeadLovie84693) May 6, 2024