
Vijon mbledhja e ASH-së, po disktuohen opsionet më të mira
Vijon mbledhja e zgjeruar e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, ku po diskutohet pjesëmarrja e partisë në zgjedhjet lokale.
Në mbledhje sipas burimeve të ZYRTARE.net anëtarët po japin sugjerime por edhe komente se cilat janë opsionet por edhe kandidatët më të mirë që do të mund të garonin në zgjedhjet e tetorit.
Pas përfundimit të kësaj mbledhje pritet të kumtohet qëndrimi përfundimtar i partisë./ZYRTARE.net