Vinicius Jr lojtari më i paguar i Real Madridit, kalon edhe Kilian Mbapen
Pasi mori çmimin FIFA The Best për futbollistin më të mirë në botë, braziliani Vinicius u bë lojtari më i paguar i Real Madridit.
E përditshmja spanjolle “AS” raporton se kontrata e fundit e nënshkruar nga Vini në 2022 përfshinte një rritje në rastin e fitimit të Topit të Artë ose çmimit The Best. I zgjedhur si lojtari i vitit nga FIFA, Vinicius Jr fitoi një rritje në pagën e tij, e cila deri më tani arrinte në 15 milionë euro.
Kështu, braziliani do të fitojë rreth 20 milionë euro në dy sezonet e ardhshme, duke kaluar kështu Kilian Mbappe si lojtari më i paguar i Real Madridit.
Për më tepër, nëse Vinicius Junior fiton Topin e Artë ose FIFA The Best, paga e tij do të rritet më tej, shkruan gazeta madrilene. Vinicius tashmë ka shënuar 13 gola me nëntë asistime në vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.