Vinsent Kompani: Kupa e Gjermanisë është një turne i rëndësishëm për mua
Pas humbjes 4-1 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, skuadra e Bajern Munihut reagoi në kampionat, duke fituar 5-0 ndaj Bohumit. Trajneri i bavarezëve, Vinsent Kompani, para ndeshjes në Kupën e Gjermanisë ndaj Mainz ka folur për ndryshimin e menjëhershëm.
“Kritikat janë të drejta kur humbasim në atë mënyrë. E rëndësishme ishte që kemi qëndruar të qetë, kemi punuar në detaje dhe jemi përmirësuar. Kështu ishte edhe këtë herë. Reagimi u pa menjëherë në kampionat. Qëllimi ynë është të bëjmë hapin tjetër në Kupë”, tha Kompani.
Trajneri foli për eliminimet e hershme të Bajernit nga Kupa e Gjermanisë vitet e fundit.
“Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mendojmë për atë që do të bëjmë në fushë. I gjithë përqendrimi ynë është te kjo ndeshje. Unë kam besim të jashtëzakonshëm te ekipi.
Kupa është një turne i rëndësishëm për mua, unë nuk i klasifikoj turnetë për nga rëndësia. Ka vetëm ndeshje e radhës. Është po aq e rëndësishme për ne sa një finale, sepse është ndeshja tjetër. Ne duam të fitojmë dhe do të bëjmë gjithçka ne mund të kthehemi fitimtarë në shtëpi”, tha Kompani.