Vinsent Kompani tregon forcën, largon një titullar te Bajerni
Vinsent Kompani ka hequr pamëshirshëm një lojtar të profilit të lartë nga skuadra e tij e Bajern Munihut dhe ka bërë të gjithë të flasin. Kompani merr përgjegjësinë për ndeshjen e tij të parë konkurruese për Bajernin, sonte pas emërimit të tij si trajner i ri gjatë verës.
Skuadra e tij përballet me klubin gjerman të nivelit të dytë Ulm në raundin e parë të DFB-Pokal dhe përpara ndeshjes së Kupës, Kompani ka lënë jashtë ekipit, Leon Goretzka, edhe pse gjermani është plotësisht në formë
Përjashtimi i Goretzkas ka shkaktuar ‘tërmet’ tek tifozët dhe mediat gjermane. Mungesa e tij nga skuadra e Kompani është një shenjë e qartë se 29-vjeçari nuk është më një pjesë e rëndësishme e planeve të klubit për të ecur përpara.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Leon Goretzka, i cili ka kontratë deri në vitin 2026, dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në ekip. Mesfushori ka qenë në listën e Bajernit që nga viti 2018 pas kalimit të tij nga Shalke. Ai ka bërë 221 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 40 gola dhe ka fituar pesë tituj të Bundesligës gjatë periudhës së tij të mbushur me trofe në “Allianz Arena”.