AA
Ekipet e “Elektrodistribuimi” kanë zbuluar një rast serioz të lidhjes ilegale në rrjetin elektrik në një hotel me katër yje që ndodhet në rrugën “Luj Paster” në qendër të Shkupit.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë në Facebook, gjatë një kontrolli teknik në një ndërtesë banimi ngjitur me hotelin, janë gjetur tre kabllo të paligjshme dhe të djegura, si pasojë e mbingarkesës së madhe. Kabllot janë shkëputur menjëherë, pasi paraqisnin rrezik të madh për zjarr.
Gjatë kontrollit shtesë është konstatuar se hoteli ishte rilidhur përsëri në njërin nga kabllot ilegale, ndërsa ekipet janë penguar në kryerjen e detyrës gjatë hyrjes në objektin hotelier.
Rasti është dokumentuar dhe ndaj hotelit është paraqitur kallëzim për lidhje ilegale në rrjet dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga zjarri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njoftoi kompania.
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se Komuna e Çairit po nis procedurat për realizimin e një projekti
Nga mesnata e sotme hyjnë në fuqi çmime të reja të karburanteve. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që benzina të
LSDM po fillon një fazë të re të veprimit politik, bazuar në vlerat e demokracisë sociale, luftën për një standard