AA
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë kundër katër personave të dyshuar për vjedhjen e një busti prej bronzi në Varrezat e Butelit, raporton INA.
Prokurori publik ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Penale Themelore Shkup për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 17 shtator, kur të dyshuarit kanë hyrë në varrezat e qytetit në Butel dhe janë drejtuar te aleja e qytetarëve të merituar. Aty, duke përdorur forcë fizike, ata kanë shkulur bustin prej bronzi me dy figura njerëzore, që ndodhej mbi varrin e shkrimtarit Stale Popov dhe Branka Popovska.
Gjatë veprimit, ata jo vetëm që kanë dëmtuar bustin, por edhe platformën e varrit, duke fyer kështu vendin e shenjtë. Pasi e hodhën bustin në tokë, e tërhoqën deri te gardhi i varrezave, ku kishin bërë një hapësirë, dhe e kaluan përmes saj për ta ngarkuar në automjet me qëllim përvetësimi.
Sipas vlerësimeve, busti i përket trashëgimtares së familjes Popov dhe ka vlerë rreth 320.000 denarë.(INA)
Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se Hristijan Mickoski sërish i ka rikthyer zgjedhjet në qarkullim. MARKETING Sipas
Ditën e djeshme, në Bashkinë e Pustecit u zhvillua Festivali Folklorik Maqedonas, ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale të pakta