Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
Një vjedhje me vlerë të konsiderueshme është raportuar së fundi në rajonin e Pejës, ku një 27-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e 94 mijë frangave zvicerane.
Sipas kallëzimit të saj, shuma e parave është marrë nga valixhja, ndërsa rasti tashmë është në duart e organeve të hetuesisë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për IndeksOnline se pas pranimit të rastit janë ndërmarrë menjëherë veprimet e para hetimore në bashkëpunim me hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës.
Ai bëri të ditur se Prokuroria dhe Policia po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm. Hetimet lidhur me këtë vjedhje janë ende në vazhdim.