Vjen shpërblimi, Berat Gjimshiti rreshtohet në ekipin e javës
Ka përfunduar xhiro e 23-të në elitën e futbollit italian Serie A, ku në program ishin dy super derbi si Milan – Inter dhe Roma – Napoli. Të dyja kryendeshjet e kësaj jave përfunduan baras me rezultat të njëjtë 1-1. Por gjurmë në këtë javë ka lënë kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti që shënoi gol në barzimin e Atalantës 1-1 me Torinon.
Reprezentuesi shqiptar u vlerësua me notën 8,2 nga SofaScore. Gjimshiti është futur në formacionin e javës në Serie A së bashku me Stefan De Vrij dhe Kopolan e Veronës.
Ndërkohë në mesfushë janë Remo Freuler, Pierotti, Koopmeiners, Suslov dhe Mattia Zakanji. Dyshja e sulmit përbëhet nga Randal Kolo Muani dhe Nikola Krstovi.