AA
VLEN përmes një komunikate thekson se brenda vetëm katër viteve si ministër, Bujar Osmani shkoi 11 herë për takime në Beograd, por asnjëherë në Prishtinë. U takua më shpesh me autoritetet serbe sesa me ato kosovare.
“Në Shkup priti edhe ministrin rus Sergej Lavrov, ndërsa ishte pjesë e rregullt e “koreografisë” së shëtitjeve dhe darkave me Aleksandar Vuçiqin. Shqiptarëve u ofroi vetëm diplomaci me selfie, integrime evropiane të bllokuara dhe marketing për veten. Bujar Osmani duket më i lumtur në mesin e diplomatëve serbë sesa me bashkëqytetarët e tij nga Çairi. Nuk ka ndihmuar askënd, nuk është gjetur pranë askujt në Çair, nuk i është përgjigjur askujt në telefon. Në Çair nuk ka ndihmuar për asnjë shkollë të re, nuk ka qenë i pranishëm kur ndërtoheshin rrugë e bulevarde, as kur bëheshin çerdhe e kënde lojërash. Bujarin e intereson vetëm karriera e tij, marrëdhëniet e mira me Beogradin dhe mundësia për të mbetur në politikë. Që në një mandat të takohet më shumë herë me Beogradin sesa me Prishtinën, flet qartë se Bujar Osmani ka harruar prej nga vjen dhe kush janë njerëzit e tij”, reagon VLEN.
Më tej theksohet se Çairi nuk është sallë pritjeje për karrierën e askujt. Çairi është shtëpi që meriton një kryetar komune që sjell investime, rrugë të pastra dhe shkolla të sigurta — e jo një njeri që rezultatin e vetëm e ka një arkivë të mbushur me foto me liderët serbë.(INA)
Në vitin 2025, lindën gjithsej 15.932 fëmijë, nga të cilët 15.850 ishin lindje të gjalla dhe 82 ishin të vdekur.
Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për rikonstruimin e Qeverisë, tha se nga java e ardhshme do të fillojnë bisedimet me
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ngrohtë. Do të ketë reshje të herëpashershme shiu gjatë natës