
VLEN çdo ditë po e dëshmon se është forca e vetme
VLEN çdo ditë po e dëshmon se është forca e vetme që ka sjellë frymë të re dhe atmosferë pozitive në çdo komunë shqiptare. Nga Çairi, Tetova, Gostivari, Struga e Likova dhe deri në vendbanimet më të largëta, mobilizimi i qytetarëve është i paparë dhe fitorja plebishitare më 19 tetor tashmë shihet qartë.
Siç theksojnë përfaqësuesit e VLEN-it:
„Qytetarët e kanë kuptuar dallimin mes punës së VLEN-it dhe mashtrimeve të BDI/AKI-së. ‘Referendumin’ që ata e përmendin, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për mbijetesë politike të një strukture të konsumuar e të kriminalizuar. Për më shumë se dy dekada kjo parti u mbajt në pushtet me gënjeshtra, projekte të parealizuara dhe me keqpërdorim të besimit të shqiptarëve.“
Çdo tubim i VLEN-it është shndërruar në shpresë, ndërsa çdo takim në terren është dëshmi e besimit të palëkundur që qytetarët kanë tek kandidatët e saj:
„VLEN është garancia se kërkesat e qytetarëve do të përmbushen, projektet do të realizohen dhe zëri i secilit do të dëgjohet.“
Partia thekson se 19 tetori do të shënojë fundin e mashtrimit politik të BDI/AKI-së dhe fillimin e një epoke të re të zhvillimit për shqiptarët në çdo komunë.