
VLEN dhe Blerim Sejdiu hapin shtabin në Zhelinë
VLEN hapi shtabin në Zhelinë. “Atmosfera ishte e mbushur me entuziazëm dhe me një mesazh të qartë: Zhelina me Blerim Sejdiun ecën vrullshëm vetëm përpara”, thanë nga VLEN, nga ku potencojnë që: Zhelina në krye me Blerim Sejdiun u transformua rrënjësisht u bënë investime konkrete, u ndërtuan projekte të prekshme dhe u dëshmua se qeverisja mund të jetë shërbim i ndershëm ndaj banorëve.
“Blerim Sejdiu dhe VLEN marrin përsipër jo vetëm të vazhdojnë punën e nisur, por edhe ta çojnë Zhelinën në një nivel të ri, më urbane, më moderne dhe më të denjë për gjeneratat e ardhshme. Prandaj, hapja e shtabit u shndërrua në një tubim masiv, ku banorët e Zhelinës u betuan se do të mbështesin vizionin e Blerim Sejdiut dhe se më 19 tetor do ta kurorëzojnë me një fitore të madhe e të pastër”, përfundon kumtesa. Flaka