AA
Pas dorëheqjes së Gzim Kadriut, i cili u largua nga pozita pas daljes së partisë së tij nga koalicioni qeverisës, ndërmarrja publike “Tregu” në Komunën e Likovës ka emëruar drejtuesen e re. Znj. Ibraimi, përfaqësuese e koalicionit VLEN, do të udhëheqë këtë institucion me synimin për t’i dhënë një drejtim të ri punës dhe shërbimeve ndaj qytetarëve përcjell INA
Në paraqitjen e saj të parë, Ibraimi theksoi se përparësi e menjëhershme do të jetë një analizë e detajuar e gjendjes aktuale në ndërmarrje – nga struktura organizative, deri te kapacitetet njerëzore dhe nevojat urgjente të shërbimeve publike. Ajo paralajmëroi ristrukturim të brendshëm, optimizim të shpenzimeve, identifikim të burimeve alternative të financimit dhe vendosjen e një transparence më të madhe në proceset vendimmarrëse dhe financiare.
“Fokusin do ta vendosim në profesionalizëm dhe efikasitet. Për mua nuk ka rëndësi përkatësia politike, por interesi publik dhe funksionimi i qëndrueshëm i ndërmarrjes. Qytetarët presin shërbime cilësore dhe kjo do të jetë prioriteti im kryesor,” u shpreh Ibraimi.
Ajo shtoi se do të mbështetet fuqishëm në bashkëpunimin me institucionet vendore dhe se ka mbështetjen e kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, për realizimin e objektivave të përbashkëta.
Emërimi i Ibraimit vjen në një moment kur qytetarët e Likovës presin përmirësime të dukshme në ofrimin e shërbimeve publike, rritje të përgjegjshmërisë institucionale dhe rikthim të besimit te ndërmarrjet lokale.(INA)
Në rrjetet sociale sot janë publikuar video nga një përleshje fizike mes disa personave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Në
Një seri incidentesh me zjarre ka alarmuar kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ku tri automjete
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë