
VLEN garon në Gostivar me ish zyrtarin e BDI-së, Sebaedin Dauti – mik i ministrit Azir Aliu!
Liderët dhe funksionarët e koalicionit VLEN, në një takim të mbajtur sot në Gostivar, vendosën që Sebaedin Dauti të jetë kandidati për Kryetar të Komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Duati ka qenë ish zyrat i BDI-së dhe ka qenë edhe drejtues i Policisë së Gostivarit. Njihet si person i afërt i ministrin të shëndetësisë, Azir Aliu. Ky i fundit u akuzua nga media për punësimin e dhëndrit të tij, Dritan Dauti në Kabinet. Pikërisht Dauti është pasardhësi i kandidatit të nominuar nga VLEN, Sebaedin Dautit.
“Me këtë vendim, VLEN jo vetëm që prezanton kandidatin më të denjë, por vulos fitoren e tetorit në çdo cep të Gostivarit”, thuhet në kumtesën e koalicionit VLEN.
Sipas VLEN-it, Dauti është një profesionist i respektuar me përvojë të pasur dhe të dëshmuar në fushën e drejtësisë dhe sigurisë publike. I lindur dhe rritur në Gostivar, ai ka ndërtuar karrierën mbi “themelet e ndershmërisë, drejtësisë dhe shërbimit të palodhur për qytetarët”.
Diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Sebaedin Dauti ka shërbyer si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës Themelore të Gostivarit, duke fituar, siç thekson VLEN, “besimin dhe respektin e të gjithë gostivarasve”. Prej më shumë se një dekade ai ushtron profesionin e noterit me “përkushtim, korrektësi dhe integritet të padiskutueshëm”.
Përvoja e tij përfshin edhe pozita të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në strukturat e rendit e sigurisë, ku, sipas VLEN-it, “ka treguar aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe vizion strategjik”. Dauti ka qenë gjithashtu shef i Policisë së Gostivarit pas vitit 2002.
“I njohur për komunikim të hapur, vendosmëri dhe aftësi për të bashkuar të gjitha shtresat e shoqërisë, Sebaedin Dauti përfaqëson modelin e liderit modern që bashkon dhe udhëheq me përgjegjësi”, theksohet në kumtesë.
“Me Sebaedin Dautin në krye, Gostivari do të ketë udhëheqjen që meriton – transparente, të përgjegjshme dhe vizionare. Sot, VLEN i jep qytetit garancinë e fitores dhe fillimin e një epoke të re zhvillimi. Fitorja është e jona, tetori është i Gostivarit”, përfundon deklarata e koalicionit. Dauti më herët ka qenë zyrtar i BDI-së, ndërsa para forimimit të kësaj partie, ka dhënë kontribut edhe në PPD. Flaka
The post VLEN garon në Gostivar me ish zyrtarin e BDI-së, Sebaedin Dauti – mik i ministrit Azir Aliu! appeared first on Flaka, në çdo lajm… .