AA
Koalicioni VLEN ka hapur sot shtabin zgjedhor në qytetin e Manastirit, të njohur si Qyteti i Alfabetit. Në këtë ngjarje morën pjesë krerët e koalicionit, të cilët theksuan vendosmërinë për të sjellë ndryshimin edhe në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Kryetari i Alternativës, njëherësh njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, tha se ky hap ka një simbolikë të veçantë:
“Në Qytetin e Alfabetit, Manastir, kësaj here jo për të folur për shkronjat, rilindësit, kulturën, po bashkë me krerët e VLEN, për të hapur shtabin e fitores. Zëri i banorëve të Manastirit është zë i ndryshimit që u dëshmua me 8 maj në përmbysjen e regjimit të BDI-së dhe do të dëshmohet edhe me 19 tetor.”
Sipas tij, Manastiri është shembull i vullnetit qytetar për ndryshim, ndërsa VLEN është garanci për një qeverisje ndryshe, më afër qytetarëve.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut. Në vend do të
Sot, Bordi Ekzekutiv i Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë mori vendim për të nisur procedurën për përjashtimin e Petre Shilegov nga
Besimtarët muslimanë në mbarë botën shënojnë Natën e Kadrit, duke mbushur xhamitë për të kryer lutje dhe namaz, raporton Anadolu.