Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 VLEN: Javën e ardhshme mbyllet një plagë historike, qeveria miraton Ligjin për Përfaqësimin e Drejtë
Maqedoni

VLEN: Javën e ardhshme mbyllet një plagë historike, qeveria miraton Ligjin për Përfaqësimin e Drejtë

June 22, 2025

AA

VLEN njofton se javën e ardhshme do të jetë në seancë qeveritare Ligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në administratën shtetërore dhe publike.

“Për afër tri dekada shqiptarët në këtë shtet ishin të nënpërfaqësuar, të shtypur dhe të anashkaluar me vetëdije nga institucionet që kishin për detyrë t’u shërbenin të gjithëve barabartë. Për 30 vjet, diskriminimi institucional u bë sistem, ndërsa zëri i shqiptarëve u dëgjua vetëm si numër votash, jo si forcë që meriton vendin që i takon!

Por koha e padrejtësisë po përmbyllet! Gjatë javës që po vjen, historia do të shkruhet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. VLEN, me guxim dhe përgjegjësi, po e përmbyll një nga pikat më thelbësore të Marrëveshjes së Ohrit, do të kalon në seancë qeveritare Ligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në administratën shtetërore dhe publike.

Kjo nuk është një akt politik, është një akt drejtësie. Nuk është show elektoral, është korrigjim historik. Ky ligj, i mbështetur në Amendamentin VI të Kushtetutës, e bën përfaqësimin adekuat obligim ligjor dhe institucional, jo më dëshirë personale apo numërim i rremë nga partitë që gënjyen një popull të tërë.

Institucionet do të detyrohen të sigurojnë përfaqësim të drejtë, pa diskriminim, duke respektuar kompetencën, integritetin, transparencën dhe gjithëpërfshirjen”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN theksojnë se ajo që BDI-ja nuk e bëri për 22 vjet me pushtet të pakufishëm, VLEN e realizon në muajt e parë të qeverisjes.

“Ata e shitën Marrëveshjen e Ohrit, ne po e zbatojmë me ligj! Me këtë vendim, VLEN e kthen barazinë në themel të shtetit dhe e çon shqiptarët atje ku gjithmonë kanë merituar të jenë, në qendër të institucioneve, jo në periferi të statistikave”, thonë nga VLEN.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

November 23, 2026
Maqedoni

MEMENTO

November 23, 2026
Maqedoni

Spahiu: Në Manastir u harruan dy emra kyç të Kongresit

November 23, 2026
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15600
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot pritet të sjellë vendim të ri për çmimet më të

Maqedoni

MEMENTO

Shkruan : Arbën Xhaferi “Memento” është fjalë latine që do të thotë “mos harro ose mbaje në mendje”. Memento-ja është

Maqedoni

Spahiu: Në Manastir u harruan dy emra kyç

Profesori dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka reaguar lidhur me shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.