Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 VLEN: Komunat shqiptare nuk presin më, ato ndërtohen
Maqedoni

VLEN: Komunat shqiptare nuk presin më, ato ndërtohen

July 1, 2026

AA

VLEN njoftoi se, falë angazhimit të tij në Qeveri, aktualisht janë në realizim 306 projekte në komunat shqiptare, të cilat, sipas tyre, përfaqësojnë një qasje të re ndaj investimeve publike dhe zhvillimit lokal.

Në një komunikatë për media, VLEN thekson se për vite me radhë komunat shqiptare kanë mbetur në margjinat e investimeve, ndërsa projektet zhvillimore, sipas tyre, janë orientuar nga interesat partiake dhe jo nga nevojat e qytetarëve.

Sipas njoftimit, vetëm gjatë ditëve të fundit janë promovuar ose kanë avancuar katër projekte infrastrukturore në komuna të udhëhequra nga VLEN. Bëhet fjalë për promovimin e rrugës “Sami Frashëri” në Tetovë, përfundimin e rrugës Dëbërcë–Çiflik në Zhelinë pas më shumë se tre dekadash pritjeje, nisjen e punimeve për rrugën Rakovec–Bogovinë, si dhe vazhdimin e investimeve në rrugën “Fuad Dibra” në Dibër.

Nga VLEN vlerësojnë se këto projekte dëshmojnë se investimet publike po realizohen në bazë të nevojave të qytetarëve dhe jo të interesave politike, duke shtuar se standardi i tyre matet me projektet e realizuara dhe rezultatet konkrete në terren.

Në fund të reagimit, koalicioni thekson se synon të vazhdojë me investime infrastrukturore dhe projekte zhvillimore, duke i cilësuar ato si dëshmi të një modeli të ri qeverisjeje të bazuar në punë dhe përgjegjësi.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia,

November 23, 2026
Maqedoni

Arrestohet 31-vjeçari nga Çelopeku, kërkohej për vuajtjen e një viti

November 23, 2026
Maqedoni

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por

November 23, 2026
Maqedoni

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

November 23, 2026
Maqedoni

MEMENTO

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5240
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15602
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Arrestohet 31-vjeçari nga Çelopeku, kërkohej për vuajtjen e

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar me inicialet M.B. nga fshati Çelopek i Tetovës, i cili kërkohej për vuajtjen e një

Maqedoni

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet se shtylla e dytë e pensioneve po hiqet

Maqedoni

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot pritet të sjellë vendim të ri për çmimet më të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.