AA
Koalicioni VLEN njofton se deponia ilegale në Nikushtak është mbyllur përfundimisht, duke e cilësuar këtë si një nga problemet më të mëdha të trashëguara nga pushteti i BDI-së. Sipas tyre, kjo deponi për vite me radhë kishte helmuar ajrin dhe shëndetin e banorëve të Likovës dhe Haraçinës.
Në reagimin e tyre, VLEN thekson se ky vendim u bë i mundur falë angazhimit të zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti dhe zëvendëskryeministrit Arben Fetai, të cilët e kthyen një problem të lënë pas dore në prioritet shtetëror.
“Mbyllja e kësaj deponie nuk është vetëm zgjidhje e një problemi mjedisor, por edhe fundi i një epoke të turpit dhe papërgjegjësisë. BDI për 20 vite i la shqiptarët të jetojnë mes mbeturinave, ndërsa vetë u pasuruan mbi kurrizin e tyre. Ne sot i mbyllëm mbeturinat e tyre, por më 19 tetor qytetarët do të mbyllin vetë edhe karrierat politike të fosileve të BDI-së,” – thuhet në reagimin e VLEN.
VLEN premton se Likova, Haraçina dhe çdo komunë shqiptare nuk do të jenë më “varrezë e plehrave të BDI-së”, duke theksuar se mbyllja e deponisë ilegale në Nikushtak është shembulli më i qartë i qasjes së re të kësaj force politike.
Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë këtij muaji, janë shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë dhe
“VLEN-i vetëm i përkthen deklaratat e Mickoskit, fatkeqësisht këta nuk kanë fuqi as të merren me çështjen e provimit të
Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor, me të