AA
VLEN dënon ashpër aksionin tendencioz për rivendosjen e monumentit të Andon Lazov- QOSETO në regji të Kryetares në ikje të qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
“Ky akt paraqet provokimin e radhës të inskenuar nga ana e aleancës së ”errët “Arsovska- BDI-Levica, dhe është tentim për të rrënuar marrëdhëniet ndëretnike duke rikthyer temat polarizuese dhe konfliktuese ndaj të cilave shoqëritë ndëretnike janë të ndjeshme. Tema e Qoseto-s u rihap në prag të fushatës për zgjedhjet lokale. A ishte ky vendim i koordinuar nga shtabi i Danella Arsovskës në Saraj? Ndërkohë që qyteti po mbytet në plehra e familje të tëra, amvisëri e biznese po jetojnë verën më të nxehtë në historinë e vendit pa ujë, Arsovska me partnerët e saj BDI dhe Levica merren me nxitjen e tensioneve ndëretnike dhe kërcënimin e stabilitetit”, thuhet në komunikatë e VLEN-it.
Nga ky koalicion rikujtojnë opinionin se përmendorja e QOSETO-s u ndërtua nga paratë e Qeverisë në të cilën Bujar Osmani dhe Blerim Bexheti ishin ministra të BDI-së si partner qeveritar.
“Ky akt qyqar i kryetares në ikje ka vetëm një qëllim: vazhdimin e skenarëve destabilizuese dhe përpjekje për të sfiduar stabilitetin e institucioneve. Kryetarja e dështuar Arsovska dhe partnerët e saj- BDI dhe LEVICA nuk do t’ia dalin. Fytyrat e tyre janë të demaskuara plotësisht. Skenarët e tyre janë të lexuar dhe nuk i beson askush. Qytetarët do ta dënojnë këtë koalicion destruktiv në zgjedhje me votë dhe do t’i dërgojnë përfundimisht në pension politik politikanët destruktivë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga VLEN.
“Ky aks rrugor, drejt Kumanovës përdoret çdo ditë nga qindra qytetarë, por gropat e shumta po e bëjnë udhëtimin e
“Venko Filipce, shtëpia e të cilit është në Dubai, nuk mund të flasë për patriotizëm dhe interesa shtetërore, sepse në
Fondacioni “ALSAR” gjatë këtyre ditë ka nxjerr nga shtypi botimin më të ri të tyre me titull “Nga hermeneutika te