AA
“BDI, vazhdon fushatën e saj të shpifjeve dhe manipulimeve, kësaj here duke gënjyer edhe për dizajnin në prapavijë të VLEN.
Ky dizajn është pasqyrë e trashëgimisë, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar. Brenda saj janë të gdhendura simbolet që flasin vetë: Kalaja e Shkupit, Malet e Sharrit, Sheshi Skënderbeu me flamurin kombëtar, Çarshia, Stacioni i vjetër i trenit, lumi Vardar, Shtëpia e Beut, Universiteti i Tetovës dhe shumë të tjera. Këto janë themelet e historisë, kulturës dhe përditshmërisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Paturpësia e BDI-së paraqitet në shtrembërimin e fakteve, ose edhe më keq në mosnjohjen e simboleve!
1. Muzeu i Ilindenit paraqet kryengritjen e Krushevës, ku në këtë kryengritje sipas gjitha fakteve historike shqiptarët kanë pasur rol kyç;
2. Universitetin Shtetëror të Tetovës e paraqesin sikur muze të VMRO-së;
3. Përmendoren e Skënderbeut e paraqesin sikur Aleksandri i Madh;
4. Gënjejnë që vetëm flamuri shtetëror është në këtë dizajn, ku duket qartë që krahas flamurit shtetëror, qëndron edhe flamuri kombëtar.
Nëse BDI nuk i sheh këto elemente shqiptare, atëherë kjo ndodh sepse BDI prej kohësh i ka mbyllur sytë ndaj interesave kombëtare dhe i sheh vetëm interesat e Soravisë dhe korrupsionit të vet.
VLEN nuk ka nevojë të fshehë asgjë. Ne flasim me simbolet e shqiptarëve, me historinë tonë, me universitetin e parë shqiptar, me flamurin kuq e zi, me malet, lumenjtë dhe qytetet tona.
Prandaj, çdo shpifje e BDI-së është vetëm një dëshmi tjetër se kjo parti ka humbur busullën shqiptare dhe ka mbetur peng i korrupsionit dhe i shefave të saj të vjetër në Budapest.
VLEN është NJË ZË i shqiptarëve dhe ky zë do të dëgjohet fuqishëm më 19 tetor, me numrin 7, për ndryshimin që e meriton çdo qytetar.” sqaron VLEN
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale