Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 VLEN: Nga fotografitë për Facebook të Artanit dhe Bujarit nuk u ndërtua asnjë rrugë për shqiptarët
Maqedoni

VLEN: Nga fotografitë për Facebook të Artanit dhe Bujarit nuk u ndërtua asnjë rrugë për shqiptarët

July 21, 2025

AA

VLEN përmes një reagimi thekson se 20 vjet premtimet boshe të BDI-së po i kthejmë në ndërtim të rrugëve të vërteta. BDI për gati dy dekada në pushtet, por rajonet ku jetojnë shqiptarët mbetën pas.

“Asnjë projekt madhor infrastrukturor nuk u realizua, asnjë kilometër autostradë drejt Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Bllacës apo Qafëthanës. Shqiptarët morën vetëm lule, shirita dhe fotografi në Facebook me fytyrat e Artanit dhe Bujarit.

Rrugë u ndërtuan gjithkund, përveç atje ku jetojnë shqiptarët. Ndërsa shteti investonte drejt Kriva Pallankës, Shtipit, Koçanit, Radovishit, Strumicës dhe Gjevgjelisë, BDI nuk tregoi interes për ndërtimin e infrastrukturës në pjesën perëndimore të vendit.
Autostrada Shkup–Bllacë është premtuar për më shumë se 20 vjet, ndërsa gjatë kësaj kohe u “promovuan” disa herë vetëm dy kilometra të papërfunduara. Ekspertë të reklamës dhe marketingut, por jo të punës reale. BDI u bë e njohur për ceremoni pa rezultate, për shirita pa asfalt dhe për premtime pa themel.
Sot realiteti është ndryshe, falë VLEN. Një ofensivë ndërtimore është e dukshme në gjithë rajonet perëndimore. Nga Tetova, përmes Gostivarit, deri në Kërçovë e Strugë – buldozerë, kamionë dhe baza asfalti dëshmojnë se ndërtimi më në fund ka nisur edhe atje.

Qetë, me përkushtim dhe vendosmëri. VLEN punon pa zhurmë, por rezultatet janë të dukshme çdo ditë: trase të reja, segmente të rikonstruktuara dhe projekte që i shërbejnë të gjithë qytetarëve. Përveç rrugëve, po investojmë mbi 300 milionë euro në ekonominë lokale, infrastrukturë, arsim dhe tranzicion të gjelbër, sepse zhvillimi duhet të arrijë në çdo fshat dhe qytet.

Qytetarët nuk harrojnë. Ata shohin qartë kush ndërton dhe kush vetëm pozon. Turpi është i BDI-së, puna është e VLEN-it. Ndërsa BDI vazhdon me fjalë boshe, VLEN do të vazhdojë me vepra konkrete, sepse rrugët nuk i ndërtojnë fotografitë, por inxhinierët, punëtorët dhe projektet e vërteta”, reagon VLEN përmes një komunikate për media.(INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i

November 22, 2026
Kosovë

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe:

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.