AA
Banorët e Pallçishtit më në fund do të kenë zgjidhje përfundimtare për problemin e mungesës së ujit, një problem i lënë pas dore për dekada nga pushtetet e kaluara. Sot, zëvendësministrja e transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri së bashku me kandidatin e VLEN-it për kryetar të Bogovinës, Feti Abazi, u prezantua projekti i ujësjellësit të ri, i cili do të sigurojë ujë të bollshëm për banorët dhe rrjet të ri në të gjithë fshatin.
Ky projekt, i financuar me donacion nga Ministria e Mjedisit Jetësor, tashmë është projektuar dhe në vijim do t’i dorëzohet komunës për realizim. Me thirrjen e ardhshme të Qeverisë për mbështetje të komunave, ky projekt jetik do të bëhet realitet, duke i dhënë fund njëherë e mirë këtij problemi shumëvjeçar.
VLEN i qëndron besnik fjalës së dhënë dhe dëshmon se premtimet tona nuk mbesin në letër, por shndërrohen në projekte konkrete që u shërbejnë qytetarëve.
Sot u përmbyll me sukses projekti “Siguria dhe etika digjitale”, i realizuar në kuadër të Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore ka organizuar panel-diskutim ku u diskutuan sfidat po edhe të arriturat e këtij institucioni
Kjo verë është shumë premtuese për qytetarët e këtij vendi. Të paktën kështu e paraqet kjo Qeveri. Kryeministri Hrstistijan Mickoski