AA
BDI e ka nxjerrë në shitje Strugën, duke u bërë bashkë me Levicën e Apasievit për ta penguar fitoren e Mendi Qyrës. Kështu ka përsëritur akuzat VLEN, ndërkohë që thonë se kandidatura e Mojsovskës është pazar i turpshëm, i kurdisur për të mbajtur gjallë një pushtet të kalbur që struganët e refuzojnë.
“Kjo nuk është hera e parë që BDI bën pazare me Levicën: nga Shkupi e Velesi, deri te busti i Andon Lazov Qosetos në mes të kryeqytetit, çdo herë qytetarët kanë paguar çmimin e këtyre marrëveshjeve të pista. Por këtë herë, Struga nuk do të bjerë pre. Me 19 tetor, struganët do ta thonë fjalën e fundit: Struga nuk shitet, Struga çlirohet”, thotë VLEN-i, ndërsa shtojnë se me votën e tyre, do të mbyllet një kapitull dhe do të hapet një epokë e re, e pastër dhe e ndershme, me Mendi Qyrën.
Në 24 orët e fundit (deri në orën 7:30 të mëngjesit), janë regjistruar gjithsej 35 zjarre në ambiente të hapura,
Me mbajtjen e seancës së sotme të Punës të Këshillit të Ambasadorëve, ku do të drejtohet presidenti i Kuvendit, Afrim
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë (MEPJ) ka reaguar në lidhje me mungesën e himnit shqiptar në