AA
Sot është mbajtur seanca e parë konstituive e Këshillit të Komunës së Butelit, në të cilën janë verifikuar mandatet e anëtarëve të sapozgjedhur të këshillit.
Në këtë seancë, me shumicë votash, Nikola Bozhinovski nga VMRO-DPMNE është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Butelit.
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i ka uruar Bozhinovskit zgjedhjen dhe i ka dëshiruar sukses në punë.
“Sinqerisht dhe nga zemra shpresoj për një bashkëpunim të shkëlqyer dhe konstruktiv me Këshillin e Komunës së Butelit dhe se së bashku do të realizojmë shumë projekte për të mirën e qytetarëve të komunës,” – deklaroi Kostovski.

Prokuroria Themelore Publike- Shkup, i ka lëshuar të gjitha urdhrat dhe drejtimet për zbardhjen e plotë të rastit në Karposh,
Një tërmet u regjistrua këtë mëngjes në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë me magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter. Sipas
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo