AA
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kaluar me sukses një përpjekje për ta shkarkuar nga detyra përmes një mocioni mosbesimi. Iniciativa, e cila synonte rrëzimin e të gjithë Komisionit Evropian, dështoi në votimin e mbajtur në Parlamentin Evropian, ku 360 deputetë votuan kundër shkarkimit transmeton agjencia e lajmeve INA.
Mocioni u propozua nga një grup eurodeputetësh të ekstremit të djathtë, të cilët akuzuan Komisionin për “shkelje të traktateve evropiane”, përqendrim të pushtetit, mungesë transparence dhe përjashtim të Parlamentit në vendimmarrje.
Për miratimin e një mocioni të tillë, kërkohet një shumicë absolute prej dy të tretash të të gjithë eurodeputetëve – një prag që nuk u arrit. Nga gjithsej 705 deputetë, vetëm 175 votuan pro, ndërsa 360 ishin kundër dhe 18 abstenuan.
Në fjalimet që paraprinë votimin, kritikët e Von der Leyen e akuzuan atë për sjellje autoritare dhe për dështim në menaxhimin e disa politikave kyçe të BE-së, përfshirë energjinë dhe politikat e jashtme. Nga ana tjetër, mbështetësit e saj theksuan stabilitetin që ka sjellë Komisioni në një kohë sfidash të mëdha për Unionin.
Ursula von der Leyen pritet të kërkojë një mandat të dytë për të drejtuar Komisionin Evropian pas zgjedhjeve të fundit të BE-së, dhe rezultati i kësaj votimi shihet si një sinjal i rëndësishëm politik në favor të saj.(INA)
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka arrestuar 14 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë seancës solemne të Bordit Qendror me rastin e 35-vjetorit të partisë, deklaroi se bllokimi
Procesi i plotësimit të rrjetit diplomatik po hyn në fazën përfundimtare, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.