
Votohet interpelanca për kryeprokurorin Kocevski, a do të largohet?
AA
Me 71 vota “për”, asnjë “kundër” dhe pa asnjë “abstenim”, Kuvendi votoi PRO interpelancës ndaj kryeprokurorit Publik Ljupço Kocevski. Iniciativa u paraqit nga deputetët e partisë Levica, të cilët argumentuan se Kocevski duhet të largohet nga funksioni për shkak të jofunksionalitetit dhe ndikimeve politike. Kryetarii kësaj partie, Dimitar Apasiev, sqaroi para opionin se pse ata kanë dorëzuar Interpelancë për kryeprokurorin. Ai akuzoi qeverinë se bën ndëryrje në organet e drejtësisë.
DIMITAR APASIEV, KRYETAR I LEVICËS
“Pika e dytë për interpelancën është ndikimi i politikës në Prokurorin Publike nga ana e qeverisë, ashtu si nga e kaluara, ashtu edhe nga kjo qeveri. Ne pohojmë se egzistonë marrveshje politike me kryeministrin, për të cilën kemi dërëzuar kallzim për ndërhyrje në drejtësi, që në gjuhën e popullit thuhet ‘Allash-veresh’– ‘të jap, që të më japësh’”.
E, gjatë kësaj seance gjatë ditës, u përplasën edhe deputeti I BDI-së, Blerim Bexheti dhe Saranda Imeri-Stafai e VLEN-it.
BLERIM BEXHETI,DEPUTET I BDI-SË
“Urdhëroni, merrjani përgjegjësinë, edhe ashtu prokurorin e shantazhoni, e bëtë vegël të pushtetit, duke tentuar ashtu siç ishte në replikën tuaj, t’i njëllosni personalitetet shqiptare si të korruptuar, se këtë e keni detyrë nga padroni juaj, por mos harro se ato personalitete vijnë nga shumica e shqiptarëve, asnjëher vasalët sikur ti, s’kan fituar dhe nuk do të fitojnë asnjëher”.
SARANDA IMERI-STAFAI, DEPUTETE E VLEN-IT 28:18
“Mos e keqpërdor foltoren për të arritur poentime politike, se e dim kush je. Blerim të dim kush je, kush ke qen edhe çfarë tendenca ke, mos e përdor foltoren për të poentuar politikishtë, a sa për vasal, nuk ka kush ta shkon bre Blerim për vasalitet, nuk ka”.
Ndryshe, Kocevski nuk ishte i pranishëm në seancë, por në përgjigjen e tij me shkrim që e kishte dorëzuar më herët në Kuvend, theksoi se interpelanca është e paligjshme, pasi si instrument nuk parashikohet në Ligjin për Prokurorinë Publike dhe përbën ndërhyrje në sistemin gjyqësor./Shenja.tv