Vrasja e Hajrizit/ Spahiu zbulon prapaskenat e bujshme
Ekzekutimi nga policia serbe e Faton Hajrizit, shqiptarit nga Kosova që u arratis nga burgu në Serbi dhe vrau një polic më pas ka ngjallur mjaft reagime si në Kosovë ashtu dhe në Serbi.
Analisti nga Kosova, Nexhmedin Spahiu komentoi në ‘Studio Live’ se si kjo situatë po shfrytëzohet si në Kosovë ashtu dhe në Serbi për qëllime politike.
“Një incident i rëndomtë kriminale. Ka ikur nga burgu dhe në përpjekje për të shmangur policin dhe ka vrarë një polic dhe plagosur një tjetër. Një ngjarje e rëndomtë kriminale, nuk ka agjendë politike. Nuk ka shkuar për të vrarë Vuçiçin. Sikur polici ta kishte kthyer kokën në anën tjetër ky do kalonte kufirin dhe do ishte gjallë. Tani problematika është që në Kosovë dhe Serbi kjo gjë të politizohet. Në Kosovë tendencë për ta shpallur hero, nga rrjetë sociale, nga qarqe të ndryshme.”
Sipas Spahiut, përpjekje për të nxjerrë heroi nga kjo situatë është absurde.
“Duhet të nxirret heroit nga kjo ngjarje, është një absurditet që vetëm tek ne mund ta dëgjojmë. Serbi është shfrytëzuar rasti për të shkelur integritetin territorin e Bosnjes. Ai kishte ikur në kufi me Bosnjen. Përbën një shkelje të integritetit territorial. Ka përpjekje për ta barazuar me Radoiçiçin që kishte një agjendë politike, për të shkëputur veriun e Kosovës. Ishte dhe i mbështetur nga shteti serb.”
Ndërsa në Serbi, media dhe pushteti po e shfrytëzojnë si moment për të rritur mllefin ndaj Kosovës.
“Çdo rast Serbia përpiqet ta shfrytëzojë për të ngritur mllefin ndaj shqiptarëve në Kosovë. E ka bërë këtë. Media ka qenë në funksion të ngritjes së tensionit.”