Vrasja e policit serb, personi i arrestuar kishte qenë i dënuar për kontrabandë me narkotikë
Ivana Radovanoviq nga Mlladenovci, e cila u arrestua sot pas vrasjes së një polici serb dje në Loznicë, është gruaja e Zoran Radovanoviq, i dënuar me tetë vjet burg në Serbi në vitin 2019 për kontrabandë me kanabis nga Serbia në Turqi.
Një polic iu nënshtrua plagëve të marra, ndërsa një tjetër u plagos rëndë në të shtënat e natës në Loznicë. Vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit, i cili fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi.
Policia e Serbisë ka arrestuar të dyshuarin për transportimin e autorit të vrasjes nga Presheva në Loznicë, si dhe gruan e tij si asistente.
Çifti bashkëshortor i arrestuar janë Ivana dhe Zoran Radovanoviq. Radovanoviq, është liruar me kusht nga Gjykata e Lartë në Beograd dhe më pas është arratisur.
Radovanoviq është arrestuar sot në Bjelina dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në emër të Marko Markoviqit.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se në Bjelinë është arrestuar i dyshuari për transportimin e autorit të vrasjes nga Presheva në Loznicë, si dhe bashkëshortja e tij I.R. si ndihmëse, transmetojnë mediat serbe.