AA
Prokuroria ka ngritur aktakuzë për vrasjen makabre në Kavadar, ku një 43-vjeçar vrau vëllain më të vogël, sepse mendonte se ai do t’ia merrte gjithë pasurinë. Ngjarja e përgjakshme ndodhi më 27 korrik të këtij viti, pikërisht në ditëlindjen e viktimës. Për këtë vepër penale parashihet dënim me burg prej së paku 10 vjetësh ose burgim të përjetshëm.
“Në ditëlindjen e viktimës, dy vëllezërit janë zënë, sepse i akuzuari ka besuar se vëllai i tij donte t’ia merrte gjithë pasurinë. I shtyrë nga ndjenjat e zemërimit dhe urrejtjes, ai e godet vëllain në kokë me pjesën metalike të sqeparit, dhe kur viktima ka rënë, e ka goditur edhe dy herë të tjera, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse të menjëhershme”, tha Prokuroria Publike, Kavadar.
Pas vrasjes, autori është kthyer në shtëpi, por për ti fshehur gjurmët e krimit, duke përdorur njëkohësisht edhe kartelën bankare të vëllait të vrarë për të tërhequr para.
“Në ditët në vijim, i akuzuari është kthyer për ta fshehur krimin, ka pastruar gjakun nga dyshemeja dhe objektet, trupin e ka çuar në depo, e ka mbuluar në një gropë dhe mbi të vendosi kompensatë druri dhe sende të tjera. Nga 30 korriku deri më 5 gusht, kur u zbulua trupi, i akuzuari në disa raste ka tërhequr para me kartelën bankare të viktimës”, njoftojnë nga Prokuroria Publike, Kavadar.
Nga 27 korriku deri në gjetjen e trupit më 5 gusht, policia kërkonte intensivisht viktimën –42-vjeçarin nga Kavadari, që jetonte vetëm, motra e të cilit e kishte raportuar si të zhdukur. Pas gjetjes së trupit dhe kryerjes së autopsisë, organet hetimore shprehën dyshime se bëhej fjalë për vrasje. Tani, përveç aktakuzës së ngritur, prokurori kompetent publik ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit të caktuar më parë ndaj të akuzuarit. /Alsat.mk
Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) treguan se uji në Strugë nuk është i sigurt
Pas përshakallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme ndërmjet SHBA-së -Izraelit me Iranin, gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut
Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë në këmbim të ndryshimit