AA
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur hetim ndaj një personi tashmë të arrestuar dhe tre të tjerëve në kërkim, të dyshuar për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasje”.
Ngjarja ndodhi më 11 korrik në fshatin Batincë, ku viktima Agim Muarremi u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një prej sulmuesve, ndërsa në rrezik ishte edhe vajza e tij, e cila ndodhej në të njëjtin automjet. Autorët, me një “Opel Astra”, i prenë rrugën automjetit të viktimës “KIA Sorento” dhe qëlluan pesë herë në drejtim të tij.
Pasi Muarremi tentoi të ndalonte rrëmbimin ose vrasjen e vajzës, autorët u larguan me shpejtësi. Viktima u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është nxjerrë para gjykatësit hetues, me propozim të prokurorisë për caktim mase paraburgimi. Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personit kryesor dhe dy të tjerëve të përfshirë në vrasje./TV21
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Qeveria po e ndjek nga afër situatën me çmimet e naftës, duke siguruar qytetarët
Kryetari i Komisionit Kadrovik të VLEN-it, Bashkim Murtezi, ka njoftuar se po tërhiqet nga funksionet politike, duke theksuar se pas
Me rastin e 63-vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot vendosi lule para