
Vrasja në Bogovinë – Dorasi vetëdorëzohet në Polici?!
Një vrasje për arsye banale ka tronditur rajonin e Tetovës dhe jo vetëm.
Mësohet se në Bogovinë një 50 – vjecar ka shtënë me armë “kalashnjikov” në drejtim të bashkëfshatarit të tij duke e lënë pa shenja jete.
Merret vesh se të dy kanë qenë elektriçist, kurse burime jozyrtare thonë se vrasjes I ka paraprirë një mosmarrëveshje paraprake.
Dorasi është kapur nga policia.
Organet e rendit gjenden në vendngjarje duke bërë ekspertizën. /TvKlan.mk