AA
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi se vendi i tij pritet të përballet me sfida gjithnjë e më serioze lidhur me Kosovën, kjo për shkak të aleancave të reja ushtarake që po formohen në rajon.
– Advertisement –
Në një intervistë për televizionin “Prva”, Vuçiç tha se zhvillimet e fundit përbëjnë shqetësim për sigurinë e Serbisë.
“Pas aleancës ushtarake Tiranë-Prishtinë-Zagreb, është formuar edhe një aleancë shtesë Zagreb-Lubjanë. Është e qartë se ajo nuk ka të bëjë me Austrinë, e cila është neutrale, por me Serbinë. Ka pritshmëri që edhe Bullgaria t’i bashkohet kësaj aleance. Ministri kroat i Mbrojtjes e ka përsëritur këtë disa herë”, deklaroi Vuçiç.
Sipas tij, Serbia nuk ka marrë asnjë shpjegim nga institucionet evropiane për arsyet pse po krijohen këto aleanca.
“Nuk mund të marrim përgjigje. Këto zhvillime konsiderohen krejtësisht normale, edhe pse Kosova nuk është shtet, jo vetëm për ne, por edhe për katër vende anëtare të NATO-s dhe pesë vende të BE-së. Megjithatë, askush nuk është i interesuar të flasë për këtë”, tha presidenti serb.
Vuçiç theksoi se prioriteti i qeverisë së tij mbetet ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ai shtoi se Serbia po investon në ushtri jo për nxitje lufte, por për të parandaluar çdo kërcënim të mundshëm.
“Ta ruajmë paqen sepse vetëm në paqe ecim përpara. Të mbajmë stabilitetin, sigurinë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, u shpreh ai.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë që nga viti 2018, çdo vit organizon protestë masive të punëtorëve më 1 Maj, Ditën
Vlera e shportës minimale sindikale në prill 2026 është 68,797 denarë, që është rritje prej 979 denarësh krahasuar me marsin,
Në një takim me shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE-së, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane,