AA
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të enjten se vendimi i Sirisë për ta njohur pavarësinë e Kosovë ka qenë i pritshëm, duke pasur parasysh, sipas tij, që në Damask ka ardhur në pushtet një qeveri nën ndikimin e Turqisë.
Vuçiq ka thënë se ky vendim përmban “vulën turke” dhe shtoi se tani është e qartë sa ka vlejtur “qasja liberale e Bashar al-Asadit” sa ishte në pushtet.
“Tani është bërë e qartë sa ka vlejtur për ne qasja liberale e Bashar al-Asadit kur ai ishte në krye të Sirisë. Është po ashtu e qartë se kur dikush vjen në pushtet nën ndikimin e madh të njërit prej shteteve kryesore të rajonit, siç është Turqia, nuk është e papritur që të ndodhin zhvillime të tilla”, ka thënë Vuçiq.
Siria u bë shteti i 120-të që njohu pavarësinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ia atribuoi meritat Turqisë për këtë njohje.
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar pak më shumë se pesë zjarre në hapësira të hapura, por asnjëri prej tyre
Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, SPB Shkup e privoi nga liria një person lidhur me aksidentin rrugor në Shkup,
VLEN ka reaguar ndaj qëndrimit të Bujar Osmanit për vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për shpalljen “non-grata” të imamit Bekir