Vushtrriasi “përjetëson” në arën e tij veturën që i solli fat në kohën e Jugosllavisë
Një zgjedhje tejet interesante e ruajtjes së veturës, është bërë nga një qytetar i Vushtrrisë.
Bedri Sadiku i cili nuk është edhe i panjohur për publikun, ka vendosur që për shkak të dashurisë së madhe që ka ndaj veturës së tij të dikurshme, ta “përjetësoj” në arën e tij, shkruan lajmi.net.
E kjo dashuri e madhe ndaj “Moskvich-it”, vjen si shkak i shumë aventurave që ka kaluar me të.
Në një rrëfim për lajmi.net, ai ka treguar në detaje që nga blerja e veturës, përjetimet e deri tek vendosja e saj lartë.
Ai kishte nisur rrugëtimin e tij për të punuar me derivate, e për të vazhduar më pas edhe duke ndihmuar qytetarët të dalin në vende të Evropës.