VV takime në Shkup, të pranishëm Bekim Qoku dhe kandidatja Krenare Çerkini
Kandidatja për deputete nga Krenare Çerkini ka njoftuar se sot pasdite, në ora 16:00, në Shkup do të mbahet një takim me gratë dhe vajzat, ku do të diskutohen tema që lidhen me politikën dhe të ardhmen.
Sipas njoftimit, në takim do të marrë pjesë edhe deputeti i Lëvizja Vetëvendosje pjesë e VLEN-it Bekim Qoku.
Çerkini ka bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se takimi do të shërbejë si hapësirë për diskutim të hapur mbi sfidat, mundësitë dhe rolin e grave e vajzave në proceset politike dhe shoqërore.
Takimi pritet të fokusohet në çështje që prekin drejtpërdrejt gratë dhe vajzat, si dhe në vizionin për të ardhmen dhe angazhimin e tyre në jetën publike.