AA
Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) kanë përfunduar me sukses garën ushtarake “Triumfi Dardan 2025”, një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në kushte të vështira terreni dhe që synon testimin e aftësive fizike, mendore dhe taktike të pjesëmarrësve.
Në këtë patrullë morën pjesë gjithsej 27 kadetë, të ndarë në tri skuadra, ndërsa veçanërisht u vlerësua pjesëmarrja e skuadrës nga Akademia Ushtarake e Turqisë, e cila solli një dimension ndërkombëtar të bashkëpunimit ushtarak, përcjell Telegrafi.
Sipas organizatorëve, përfshirja e kadetëve turq përfaqëson një shembull të shkëlqyer të partneritetit ushtarak mes Kosovës dhe Turqisë, duke forcuar miqësinë dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet dy ushtrive mike.
Ky aktivitet, përveç që shërbeu për zhvillimin e aftësive profesionale dhe disiplinës ushtarake, theksoi rëndësinë e sfidave të përbashkëta në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe profesionalizmit të përbashkët ndërmjet institucioneve arsimore ushtarake.
Në përmbyllje të garës, të gjithë kadetët – përfshirë edhe pjesëmarrësit nga Akademia Ushtarake e Turqisë – u vlerësuan për përkushtimin, vendosmërinë dhe shpirtin garues të treguar gjatë gjithë aktivitetit.
Arsimi mbetet shtylla kryesore e zhvillimit të çdo shoqërie dhe përparimi në këtë sektor kërkon konsensus të gjerë shoqëror dhe
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në kuadër të forcimit të strukturës së tij akademike
Partitë politike turke dhe organizatat e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut u shprehën njëzëri se Propozim-ligji për Përfaqësim të