
Xhaka: I lumtur për golin e parë për Leverkuzenin, pritni edhe të tjerët
Granit Xhaka ka shënuar golin e parë me fanellën e Bajer Leverkuzenit. Futbollisti kosovar realizoi në fitoren 2-1, ndaj Mainzit.
Pos supergolit, Xhaka morri vemendjen edhe me festimin e tij, ku mashtroi të gjithë, duke u shtirur si i lënduar. Ai pas ndeshjes tha se ishte i lumtur për golim, derisa u ndal edhe te festimi i tij, duke shtuar se këtë shaka e ka provuar edhe në stervitje.
“E provova në stërvitje, e bëmë me Frimpongun këtë shaka, dhe prisnim javë pas jave ta realizojmë. Pas tetë muajve në këtë klub duhet të më njohin se kush jam realisht. Jam i lumtur për golin e parë me Leverkuzenin sepse kisha filluar ta ndjej presionin e golit paksa. Sigurisht se e prisnin edhe të tjerët këtë gol.”, tha Xhaka për Sky Sports. /IndeksOnline/