Xhaka shënon gol magjik në ndeshjen e parë të sezonit
Granit Xhaka ka çelur Bundesligën gjermane me një gol magjik nga jashtë zone në ndeshjen e parë të sezonit, që Bayer Leverkusen luajti përballë Borussia Monchegladbach.
Mesfushori shqiptar i Zvicrës lëshoi një predhë të vërtetë nga jashtë zone në minutën e 12-të, e cila përfundoi në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Omlin. 31-vjeçari zgjodhi të mos festonte golin që çoi në ekstazë tifozët, në shenjë respekti për Gladbahun klubi nga ku bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Arsenali.