
Xhejmi Vardi në festën e Komo-s, tifozët fillojnë të shpresojnë
Pasi ngjti Lesterin në Premier Ligë, sulmuesi anglez, Xhejmi Vardi, ishte në stadium për të parë rikthimin e skuadrës së Komo-s në elitën e futbollit italian. Kaq mjaftoi që fansat të ëndërrojnë një transferim të Vardit nga Lester te Komo, sezonin e ardhshëm, por kjo do të mbesë një dëshirë.
“Vardi nuk do të vijë. Kjo shtë e sigurtë, pasi ai nuk është një objektiv. Ne duhet ta bëjmë ekipin me qëllimin për të shpëtuar nga rënia dhe ënse do të bëjmë diçka më shumë, atëherë do të ishte gjithçka e përkryer. Unë dua të fitoj dhe klubi e di këtë, për këtë arsye. Ne duhet të bëjmë një ekip të fortë, siç kemi bërë këtë vit”, tha Cesk Fabregas, një nga arkitektët e promovimit të Komo-s në Serinë A.
“Po festojmë me të gjithë ekipin dhe njerëzit e klubit. Lumturi e madhe për të gjithë, pas një kohe të gjatë është e drejtë të festojmë. në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha ai gjatë një interviste për Dazn.