Xheneta Fetahu kërkoi të largohej nga Big Brother VIP Kosova 3
Xheneta Fetahu kërkoi të largohej nga Big Brother VIP Kosova 3 në spektaklin e së hënës.
Kjo për shkak të ngarkesës që ka këtë kohë dhe për ngjarjet e fundit që ndodhën në shtëpi.
Derisa shkoi në dhomë të rrëfimit për nominime, ajo u shpreh se dëshiron ta lë shtëpinë.
“Unë kërkoj me e ndalu rrugëtimin tim, ka dy ditë që kam kërkuar në dhomë të rrëfimit. Janë disa situata që nuk më kanë pëlqyer aspak këto ditët e fundit, jam shumë e ngarkuar. Mendoj që zgjidhja më e mirë është me e ndal lojën në këto momente”, u shpreh banorja.
Konkurrentja më pas u pendua dhe tha se do ta mendojë këtë gjë deri nesër, e më pas do të vendosë
“Kam me mendu deri nesër edhe flasim me Vëllanë e Madh nesër”, theksoi ndër të tjerash.
Tashmë janë bërë më shumë se dy muaj që nga nisja e Big Brother dhe ka mbetur pak kohë deri në përfundim.
Siljanovska-Davkova: Çështjet dypalëshe të mos e pengojnë integrimin
Gordana Siljanovska-Davkova priti në takim ambasadorët austriakë nga Evropa Juglindore, të cilët po marrin pjesë në një konferencë rajonale të
Mot me vranësira dhe kushte për shi të
Moti sot do të jetë me vranësira mesatare me periudha me diell, ndërsa pasdite kryesisht në pjesët perëndimore me kushte
Sindikatat protestojnë, kërkojnë pagë minimale 600 euro
Sot në Shkup pritet të mbahet një protestë e madhe e organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), me