
Xherdan Shaqiri shënon një eurogol nga goditja e lirë
32-vjeçari nga Gjilani po përgatitet me Çikago Fajr për nisjen e sezonit të ri në MLS (25 shkurt). Skuadra amerikane zhvilloi një takim miqësor përballë Minesota Junajtedit, të cilin e fitoi 4-0. Dhe një nga golat e realizoi Shaqiri. Ishte minuta e 75’ kur lojtari i kombëtares së Zvicrës realizoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.
Edhe pse në një pozicion të prirët, Shaqiri gjeti cepin e trekëndëshit, duke shënuar një eurogol. Lojtari me origjinë shqiptare është pjesë e Çikago Fajr prej shkurtit të vitit 2022.
Fokusi i madh është “Euro 2024”, që do të organizohet gjatë verës në Gjermani (14 qershor-14 korrik). Shaqiri numëron 119 ndeshje dhe 29 gola me kombëtaren e Zvicrës.
Helvetët janë pjesë e Grupit A në Euro 2024, aty ku bëjnë pjesë edhe vendasit e Gjermanisë, Skocia dhe Hungaria.