Xhoshua Kimih: Nuk do të pres deri në verë për kontratën e re
Mesfushori i Bajern Munihut, Xhoshua Kimih nuk ka vazhduar ende kontratën e tij. Kimih, për “Sky Sport” pas “Der Klassiker” ndaj Dortmundit, ka folur edhe rreth situatës së tij.
“Nuk do të pres deri në verë. Do të ulem në dimër dhe më pas do të përpiqem të shoh më larg dhe të marrë vendimin e duhur”, u shpreh Kimih.
Kimih, bashkë me Bajernin e tij nuk arritën më shumë se një barazim ndaj Dortmundit në ndeshjen klasike të futbollit gjerman, me rezultatin që u mbyll 1-1./IndeksOnline/