Xhud Belingam: Nuk ishte dita më e mire për ne, por u kualifikuam
Ndeshja mes Real Madrid dhe Lajpcigut, që u mbyll në barazim 1-1, pa “Los Blankos” të kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë fitores së arritur në ndeshjen e parë (0-1). Në fakt, në “Bernabeu”, skuadra e Ançelotit luftoi për të marrë epërsinë përballë një kundërshtari shumë agresiv dhe të prirur në fushë, i cili e mbajti gjallë ndeshjen deri në fund.
Një nga protagonistët e skuadrës madrilene, Xhud Bellingham, u shpreh për këtë sukses së skuadrës së tij.
“Lajpcigu është një ekip i mirë, ata luajtën shumë mirë si këtu ashtu edhe në ndeshjen e parë. Ne duhej të kishim durim, të qëndronim në lojë dhe në fund patëm mundësinë tonë dhe e shfrytëzuam. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por kaluam kthesën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.
Goli i Realit erdhi nga vetë Bellingham, i cili i dha Vinicius një top të artë, i lehtë për t’u dërguar në rrjetë. Mesfushori anglez gjatë intervistës ka dashur t’i japë merita edhe shokut të skuadrës.
“A e zgjidha unë? Në realitet dua të jap vetëm kontributin tim për ekipin. Si kolektiv nuk ishim në ditën më të mirë. As unë personalisht nuk isha në maksimumin tim, por në fund gjen një mundësi për të ndihmuar shokët. Skuadra arriti objektivin, u kualifikuam. Në momentin e golit thjesht më duhej t’i jepja topin Vinicius dhe ai bëri pjesën tjetër, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm“, tha Belingam.