
Xhudo, Kosova me 4 garuese në Baku të Azarbejxhanit
Nga sot nis Grand Slami i Bakus në Azerbajxhan, ku të pranishëm do të jenë katër garues nga Kosova.
Madje kampionia olimpike, Nora Gjakova do të jetë garuesja kosovare që do t’i fillojë këto gara dhe po synon medaljen e artë. Gjakova do të ballafaqohet me kundërshtaren nga Azerbajxhani, Acelya Toprak.
Tri garueset tjerë nga Kosova do të garojnë ditën e nesërme: Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.
Kujtojmë që Grand Slam i Bakus do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 62 shtete, 404 garues, nga të cilët 226 meshkuj dhe 178 femra./Indeksonline/