
Ylli i Anglisë nuk do ta mbajë medaljen nëse fiton Euro 2024, tregon se kujt do t’ia japë
Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Anglisë në rrugën drejt finales ishte mbrojtësi Marc Guehi, i cili zbuloi se nuk do ta mbajë medaljen e artë nëse fitojnë Euro 2024.
“Do t’ia jap mamasë dhe babait tim, ata do ta mbajnë. Kujtimet që mund të ndani janë të rëndësishme për mua. Sinqerisht, ato janë më të rëndësishmet”.
Guehi erdhi nga akademia e futbollit të Chelseat dhe ishte anëtar i Swansea City dhe Crystal Palace, të cilët e transferuan në vitin 2021 për 23 milionë euro.
Ai është i lidhur me klube të mëdha si Manchester United, që do të thotë se së shpejti mund të bëjë një transferim në karrierë.
Qendërmbrojtësi i ri ka 15 paraqitje për Anglinë deri tani.