Ylli i Sitit përfundon në huazim te skuadra e Premier Ligës
Mesfushori i kombëtares angleze dhe Man. Sitit, Kalvin Fillips, do të luajë me Uest Ham, në pjesën e dytë të sezonit. 28-vjeçari ndodhet në Londër, ku po kryen vizitat mjekësore me “çekanët” dhe pritet që brenda ditës së të zyrtarizohet edhe transferimi i tij. Ai do të shkojë në formë huazimi, deri më 30 qershor.
Filips, që ka një kontratë deri në vitin 2028 me kampionët e Anglisë, synon të rifitojë edhe vendin në kombëtare (30 ndeshje e 1 gol me “tri luanët”). Ai ka luajtur vetëm në 4 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon, ndaj shpreson që me Uest Hemin të aktivizohet më shumë.
Për mesfushorin ishin interesuar disa skuadra, si Kristal Pallasin, Njukasëllin, Juventusin, Barcelonën e Atletiko Madridin, por në fund vendosi të luajë për londinezët.