Ylli i Spanjës foto me të dashurën pas “rrëmbimit” të Kupës
Lamine Jamal dhe e dashura e tij Aleksa Padilla festuan së bashku “kurorëzimin” e Spanjës si mbretëreshë e Evropës. Adoleshenti i cili hyri në historinë e Europianit, është fotografuar me Aleks Padilla teksa pozojnë së bashku, ndërsa e dashura e tij mban Kupën në botë.
Padilla mban veshur fanellën e kombëtares spanjolle me nr.19 të Lamines teksa ka pozuar me superyllin, i cili u vlerësua si lojtari i ri i turneut në Gjermani.
Dyshja shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar thashethemet se ajo është me të vërtetë e dashura e yllit të Barcelonës.