
Yulia Svyrydenko pritet të jetë kryeministrja e re në Ukrainë
AA
Në Ukrainë sot pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës – E besuara e Zelenskyt, Yulia Svyrydenko pritet të jetë kryeministrja e re. Po se po ndryshon qeveria?
Zërat për ndryshime në qeveri kanë kohë q% kanë qarkulluar në Ukrainë tani ato janë bërë realitet. Të mërkurën, parlamenti ukrainas miratoi dorëheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal. Kabineti u shpërbë automatikisht. Shmyhal kishte shërbyer më parë për më shumë se pesë vjet – më gjatë se çdo kryetar tjetër qeverie ukrainas para tij. Dy ditë më parë, Presidenti Volodymyr Zelensky kishte propozuar ish-Ministren e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko në krye të qeverisë së. 39-vjeçarja kishte qenë më parë zëvendëse e Shmyhal dhe u bë e njohur gjatë negociatave disajavore për një marrëveshje për lëndët e para me Shtetet e Bashkuara, e cila u nënshkruan në Uashington në fund të prillit. Svyrydenko dëshmoi të ishte një negociatore e fortë. Presidenti Zelensky tha se ishte e nevojshme të ristrukturohej ekzekutivi në vend, mënyrë që të zbatoheshin marrëveshjet e arritura me partnerët ndërkombëtarë. Presidenti ukrainas deklaroi se priste së shpejti një program të ri qeveritar.
A mund të bëhet ndryshim qeverie nën gjendjen e jashtëzakonshme? Parlamenti ukrainas pritet të votojë qeverinë e re që të enjten (17 korrik). Megjithatë, neni 10 i gjendjes së jashtëzakonshme thotë se kompetencat e presidentit, parlamentit, qeverisë, Bankës Kombëtare dhe disa organeve të tjera shtetërore nuk mund të ndërpriten gjatë vendosjes së tij. Përfaqësuesit e opozitës dyshojnë në legjitimitetin e ndryshimit të qeverisë. “Parlamenti kohët e fundit e zgjati afatin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mund të shkelë Nenin 10 me këtë, megjithëse të gjithë bien dakord se legjislacioni duhet të më parë precizohet ose ndryshohet “, tha Yaroslav Zheleznyak, një anëtar i fraksionit opozitar “Holos”- “Zëri”.
Ishte presidenti i pakënaqur me qeverinë? Studiuesi i shkencave politike dhe bashkëthemeluei i Platformës Kombëtare për Qëndrueshmëri dhe Kohezion, Oleh Saakyan, është i mendimit, se parlamenti do të votojë për këtë rezolutë për shkak të oportunitetit politik, duke injoruar ligjet. Saakyan argumenton se ky ndryshim i qeverisë “është i vonuar”, në fakt ai ishte planifikuar për vitin 2024. Arsyet kryesore për këtë janë tensionet e vazhdueshme brenda qeverisë dhe “një numër problemesh të dukshme të menaxhimit” në fusha të ndryshme të politikave qeverisëse – nga sektori i mbrojtjes te infrastruktura dhe politika sociale. “Qeveria dëshiron të qetësojë publikisht disa nga këto tensione. Ata duan të fitojnë ‘kredibilitet të ri’, si të thuash, në kohën e duhur”, thekson eksperti.
Lexo artikullin të plotë: https://www.dw.com/sq/pse-presidenti-elensky-po-ndryshon-qeverin%C3%AB-n%C3%AB-ukrain%C3%AB/a-73305807